KOMUNIKIMI ME DISTRIBUTORET (1-ST CALL)


CFARE DUHET TE KEMI PARASYSH NE NJE KONTAKT ME DISTRIBUTORIN

  •   Pershendetet dhe behet prezantimi i vetes dhe qellimi i telefonates:

Pershendetje! Une jam Elsa dhe ju kontaktoj nga SHOP MANIA. Arsyeja e telefonates eshte per te pare mundesine e nje bashkepunimi

  • Shpesh arsyeja e telefonates ndoshta nuk mund te kuptohet nga personi ne anen tjeter te telefonit dhe heziton qe te vazhdoj me tej biseden, ndaj duhet t’i paraprajime faktin se interesi ne fund te fundit, eshte i perbashket!

Flas me ndonje prej personave pergjegjes te Gotech? Pasi jemi te interesuar per te trajtuar produktet tuaj si rishites. Pra, nese jeni distributor per produktet qe ofroni deshirojme te marrim edhe ne produkte me shumice tek ju.

  • Nese nuk jeni ne kontakt me nje person pergjegjes, atehere kerkoni nje kontakt te tyre.

Nese mund te me jepni nje numer kontakti te personit pergjegjes per te folur me specifikisht  per kete bashkepunim.

  • Nese jeni duke folur me person pergjegjes, atehere vazhdoni komunikimin duke bere prezantim te kompanise. Pyeteni dhe per emrin qe biseden ta realizoni edhe ne menyre te drejtperdrejte.

Atehere me cilin kam kenaqesine qe te flas? Pra si quheni?

Gezohem X. Po ju bej nje prezantim te pergjithshem!

SHOP MANIA eshte portal per shitje online te produkteve nga te gjitha kategorite, perfshire dhe kategorine e produkteve qe ju trajtoni.

Kemi vite qe operojme ne treg dhe qellimi yne eshte ti ofrojme klientit mundesi zgjedhje dhe zgjidhje per cdo produkt. Pjese te portalit www.shopmania.al normalisht qe bejme produkte te cilat kane nje nivel cilesie mesatar e siper, gjithmone duke I ofruar me cmimin me konkurrues ne treg. Kemi bere dhe nje vleresim paraprak per produktet dhe markat qe ju ofroni dhe patjeter qe i vleresojme per ti bere pjese te SHOP MANIA

Persa I perket ketij bashkepunimi, te gjithe furnitoret e tjere na kane vene ne dispozicion nje liste produktesh me kod produkti, cmim blerje dhe nje cmim reference tregu dhe info te tjera shtese te nevojshme per produktet.

Ne me pas merremi me te gjithe pjesen tjeter, implementimin ne website tone te produkteve dhe promovimin e tyre. Per cdo produkti te shitur ne vijme e marrim ate tek ju, pagesen e bejme cash ose me banke ne varesi te marreveshjes qe do te kemi.

  • Pyetjet qe i drejtohen furnitorit per te kuptuar me shume:

Sa e qendrueshme eshte gjendja e produkteve? Pra, sa here do na duhet te bejme dhe nje update te gjendjes apo produkteve te reja me ju?

Operoni me fatura tatimore apo edhe pagesa cash?

Ne rast anullimi te porosise nga klienti, e kemi mundesine te bejme kthim apo nderrim te produktit me ju?

Na vini ne dispozicion nje liste produktesh me kode dhe cmim shumice apo kemi % mbi cmimin e shitjes?



AVANTAZHET E BASHKEPUNIMIT ME SHOP MANIA:

  • Kanal i ri shitje per biznesin
  • Kurim dhe prezantim dinjitoz i produktit, duke filluar qe nga fotot profesionale e deri tek nje pershkrim i detajuar i tij.
  • Marketing ne te gjitha kanalet si, rrjetet sociale, google, radio dhe media. Buxheti i marketingut qe do te vihet ne dispozicion eshte 15.000 – 20.000 €, qe konvertohet ne shitje dhe fitim
  • Sherbim i klientit ne fashen e orareve 09.00 – 21.00. Asistence e dedikuar per cdo kerkese nga nje staf me experience disa vjecare ne fusha te caktuara.
  •   Logjistike e siguruar nga SHOP MANIA qe nga marrja e produktit prane pikes tuaj deri ne dergimin e porosise ne adresen e dhene nga klienti. Bashkepunim me postat me profesionale per dorezime te shpejta dhe te sigurta
  • Ne nje portal te vetem klientit i ofrohet cilesia me e mire e produkteve dhe sherbimi me i mire ne treg, pasi ne kujdesemi ne perzgjedhjen e produkteve dhe bashkepunimin e furnitoreve.
  • Ofrojme cilesine, garancine, disponueshmerine, asistencen e dedikuar dhe dorezime strikte brenda afateve.

Hai trovato utile quest'articolo?